Real Madridi ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të djathtë anglez, Trent Alexander-Arnold, nga Liverpooli. 26-vjeçari do të jetë pjesë e klubit madrilen për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2031, shkruan 04 Online.
Arnold largohet nga Anfield pas një dekade të suksesshme, ku fitoi plot 9 trofe dhe u shqua si një nga mbrojtësit më kreativë të brezit të tij. Ai vjen në “Santiago Bernabéu” me përvojë ndërkombëtare dhe me ambicie për të shkëlqyer në elitën e futbollit spanjoll dhe evropian.
Debutimi i tij me fanellën e bardhë pritet të ndodhë në Kupën e Botës për Klube që nis më 14 qershor në SHBA. Real Madridi i uron mirëseardhje yllit anglez në projektin e ri galaktik./04 Online