otuesit në Kroaci kanë rizgjedhur Zoran Milanoviqin për një mandat të dytë si president, pasi ai fitoi pothuajse tre të katërtat e votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, të dielën.
Rezultati i votave ishte i dobët për kundërshtarin e tij, Dragan Primorac, i cili kishte mbështetjen e partisë qeverisëse të qendrës së djathtë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), raporton BBC.
Primorac mori 25 përqind të votave, rezultati më i keq ndonjëherë për forcën më të fuqishme politike të Kroacisë.
Rezultati u prit me heshtje nga kryeministri Andrej Plenkoviq. Ai nuk ka pranuar të uronte fituesin duke këmbëngulur vazhdimisht se “Milanoviq nuk ofron asgjë”.
Milanoviq ka qenë një kritik i shpeshtë i partisë qeverisëse për çështje që përfshijnë korrupsionin, inflacionin dhe kujdesin shëndetësor.
Ndonëse ai ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ai gjithashtu ka kritikuar shpesh mbështetjen ushtarake të Perëndimit për Kievin.
Para se të bëhej president, Milanoviq ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2011 deri në vitin 2016 dhe drejtoi Partinë Social Demokrate (SDP) të qendrës së majtë nga viti 2007 deri në vitin 2016.