Zogu që ka “glasën” një nga llojet më të shtrenjta të kafesë në botë!

0
348

Një nga varietetet më të shtrenjta dhe më të kërkuara të kafesë në botë, nxirret në fakt nga jashtëqitjet e Jacu, një zog i madh i zi, i ngjashëm me gjelin e detit, sistemi tretës i të cilit i nxjerr kokrrave të kafesë aromën dhe shijen e tyre të plotë.

Kur Henrike Sloper, pronari i fermës së kafesë “Camocim” në shtetin brazilian Espirito Santo, pa për herë të parë plantacionin e tij të kafesë të pushtuar nga zogjtë Jacu, e zuri paniku. Ai nuk e dinte se shumë shpejt këta zogj do të bëheshin një lloj partneri në biznesin e tij.

Ai i telefonoi agjencisë së mbrojtjes së mjedisit, por ajo nuk dinte se çfarë të bënte, duke e këshilluar të merrte disa grabitqarë natyralë për të asgjësuar zogjtë e mëdhenj. Por kjo ishte e vështirë për t’u bërë, sidomos me një zog trupmadh si Jacu.

Prandaj Sloper vendosi të adoptonte moton e vjetër “nëse nuk mund t’i mposhtësh, bashkohu me ta”, dhe shumë shpejt zbuloi se ardhja e këtyre shpendëve në fermën e tij kishte qenë një bekim i madh. Nëse e konsideroni veten një njohës të kafesë, ndoshta jeni njohur me Kopi Luwak, kafeja më e shtrenjtë dhe ekskluzive në botë.

Ajo mblidhet nga feçet e vjedullave aziatike, dhe është bërë e famshme ndërkombëtarisht për butësinë dhe aromën e saj. Sloper e dinte këtë gjë, dhe meqë zogjtë Jacu ishin aty për të qëndruar, ai vendosi të krijonte Kopi Luwak-un e tij…

Atij iu desh pak kohë sa të bindte punëtorët e fermës që të mblidhnin jashtëqitjet e shpendëve në vend të kokrrave të kafesë. Por pasi e kaloi këtë pengesë, dhe pas 2 viteve prova dhe dështime, “Comocim Farm” u bë ferma e vetme në botë që prodhoi kafe nga jashtëqitjet e zogu Jacu.

Dhe jo një kafe dosido, por një nga varietetet më të kërkuara në botë. Me kalimin e kohës, Henrike Sloper zbuloi se sistemi tretës i zogut Jacu ishte i jashtëzakonshëm. Edhe pse i gëlltiste dhe i nxirrte gati të pa konsumuara kokrrat e kafesë, aparati tretës i zogjve eliminonte gati të gjithë kafeinën që gjendej në kokrra por edhe nevojën për fermentim.

Për më tepër, zogu Jacu konsumonte vetëm kokrrat më të pjekura në plantacion, gjë që siguronte që kafeja e nxjerrë nga jashtëqitjet e tij të ishte e cilësisë më të lartë. Shteti Espirito Santo në Brazil, është prodhuesi i katërt në botë i kafesë. Por “Camocim Farm” është i vetmi që përdor jashtëqitjen e zogjve Jacu.

Kompania e tregton atë për rreth një dekade, dhe varieteti konsiderohet aktualisht një nga më të shtrenjtët në botë. Ai është shumë popullor në vende si Franca, Japonia dhe në Britania e Madhe, ku dyqani luksoz Harrods e shet atë për 1.400 paund (1.700 dollarë) për kilogram.

I përshkruar si më i dobishëm dhe më acid sesa shumica e varieteteve të tjera të kafesë, kafeja e përpunuar nga jashtëqitjet e jashtëqitjeve të shpendëve Jacu është aq ekskluzive sa prodhohet vetëm kur ka një kërkesë specifike nga një blerës. Pas mbledhjes, jashtëqitjet thahen, pastrohen dhe ngrihen deri në përpunimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here