Një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi në Suharekë, duke përfshirë një nën kulm dhe një aneks ku ndodheshin mjete pune, para të gatshme dhe stoli ari, shkruan 04 Online.
Sipas ankuesit, rrethanat e përfshirjes nga zjarri mbeten të panjohura. Në vendngjarje intervenuan policia, zjarrfikësit dhe një njësi e KEDS-it.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Hetimet janë duke vazhduar.
“Suharekë 12.05.2025-02:35. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një nën kulm i shtëpisë. Zjarri ka përfshi edhe një aneks ku gjendeshin disa mjete pune të llojeve të ndryshme, para të gatshme dhe stoli ari. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit policore, zjarrfikësit si dhe një njësi e KEDS-it. Nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online