Zjarri përfshin një shtëpi në Gjinoc të Suharekës, dyshohet oxhaku si shkaktar

0
41
Foto: Ilustrim

Një incident me zjarr është raportuar në fshatin Gjinoc të Suharekës, ku kati i tretë i një shtëpie është përfshirë nga flakët, shkruan 04 Online.

Sipas informacioneve të para, njësitë policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Fatmirësisht, nuk ka raportime për lëndime në njerëz, por zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si shkak i mundshëm i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë.

“Gjinoc, Suharekë  / 22.01.2025 – 21:00.   Një m/k ka raportuar se  nga zjarri është përfshirë kati i tretë i shtëpisë. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe  kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz. (shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë). Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here