Zjarri përfshin një hapësirë fushore me grurë në Caparc të Prizrenit

0
196
Foto: Ilustrim

Në një hapësirë fushore të mbjellë me grurë në fshatin Caparc të Prizrenit është raportuar një incident zjarri, raporton 04 Online.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit.

“Fsh. Caparce, Prizren 26.06.2025, 17:35. Është raportuar për një incident zjarri në një hapësirë fushore të punuar me grurë ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore si dhe zjarrfikësit.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here