Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë në komunën e Suharekës, duke përfshirë zonat mes fshatrave Dubravë, Sallagrazhdë dhe Mushtisht.
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ndodhet në terren së bashku me ekipet e zjarrfikësve, duke koordinuar nga afër veprimet për shuarjen e zjarrit.
Ai ka bërë thirrje për ndihmë përmes një postimi në rrjetet sociale, se kushdo që ka mundësi dhe paisje për shuarjen e zjarrit le të ndihmojë.
“Kushdo që ka mundësi dhe paisje për shuarjen e zjarrit, le të ndihmojë në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, ka shkruar Muharremaj./IndeksOnline/