Një shtëpi është përfshirë nga zjarri rreth orës 01:00 pas mesnate në lagjen Ortakoll në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se flakët e mëdha kanë kapluar atë zonë ku ndodhet shtëpia.
Detaje për Gazetën Sinjali dha edhe togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme të mëdha materiale.
Sipas Bytyqit, dyshohet se zjarri është ndezur nga një familjar i cili ka probleme psikike.
“Me date 14.07 2023, rreth orës 01:00 eshte raportuar per nje zjarr ne nje shtepi banimi ne lagjen Ortakoll ne Prizren. Policia dhe zjarrfikësit kan dal ne vend ngjarje, zjarri eshte shuar. Nga zjarri nuk ka te lenduar por vetem deme te media materiale. Dyshohet se zjarri eshte ndez nga nje familjar I cili ka probleme mendore. Policia eshte duke u marr me rastin”, tha ai.