Klubi i pingpongut “Lidhja e Prizrenit” ka prezantuar Ziver Gündüz, gjysmëfinalist i Kampionatit Ballkanik 2024 dhe përfaqësues i Turqisë në garat ndërkombëtare, përforcimi i radhës në klubin prizrenas, shkruan 04 Online.
Me teknikë të lartë dhe përkushtim maksimal, pritet që Ziver të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit.
“Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë Ziver Gündüz, top lojtarin turk, përfaqësuesin e rregullt të Republikës së Turqisë në pingpong nëpër kampionate ballkanike dhe evropiane gjysëmfinalistin e kampionatit ballkanik në vitin 2024, i cili shquhet për teknikë të lartë, disiplinë dhe përkushtim maksimal në çdo ndeshje.
Me përvojë dhe seriozitet profesional, Ziver Gündüz ka dëshmuar vazhdimisht karakter garues dhe nivel të lartë performance në garat e Superligës Turke dhe Kampionate Ndërkombëtare (Ballkanike dhe Evropiane).
Besojmë se kontributi i tij do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në arritjen e objektivave të klubit![]()
I urojmë shumë suksese Ziver Gündüz dhe mirëseardhje në shtëpinë e kampionëve!”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e klubit./04 Online














































