Zinchenko i “nxjerr punë” Arsenalit, dy lojtarë në pikëpyetje

0
208

Oleksandr Zinchenko është bërë “padron” i krahut të majtë tek Arsenali dhe kjo ka bërë që të ngrihen disa pikëpyetje për lojtarët e tjerë të kësaj linje.

Fabrizio Romano ka raportuar së fundmi se Kieran Tierney do të mendohet mirë për të ardhmen e tij te “Topçinjtë” gjatë verës.

Këtë sezon skocezi ka luajtur vetëm 4 ndeshje si titullar në kampionat dhe nuk është i kënaqur.

Nga ana tjetër tek Arsenali duhet të peshojnë edhe të ardhmen e Nuno Tavares, i cili për momentin është i huazuar në Francë te Marseille. 23-vjeçari madje ka spikatur, duke shënuar edhe 6 gola këtë sezon./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here