Zhvillonin punimet në pronën që nuk është e tyre, Policia inicion rast në Prizren

0
127
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të uzurpimit, dëmtimit të pronës publike.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dedaj, të premten në ora 17:00.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri punëdhënës e tjetri punë kryes, janë takuar duke zhvilluar punime në pronën që nuk është e tyre dhe të njëjtit kishin uzurpuar dhe dëmtuar pronën publike”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mjetet e punës: një eskavator dhe një kamion janë sekuestruar. 

Rasti shkon në procedurë të rregullt. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here