Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave ka njoftuar se me datë 31.03.2022, nga ora 8:00, për shkak të ndërprerjes së paplanifikuar të energjisë elektrike nga KEDS-i, jashtë funksionit është Stacioni i pompave në Vermicë prandaj pa furnizim me ujë kanë mbetur:
· Fshati Zhur,
· Fshati Vermicë,
· Fshati Dobrusht,
· Fshati Shkozë dhe
· Pika Kufitare Morinë.
Me rikthimin e energjisë elektrike, do të rikthehet dhe furnizimi i rregullt me ujë në këto fshatra, thuhet në njoftim.