Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, njofton konsumatorët e zonës së Lumës, se kompania KEDS, do të zhvillojë punime në tensionin e lartë.
Me datën 03.03.2023 (e premte) prej orës 16:00 deri në ora 22:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ku do të pamundësojë furnizimin me ujë të pijes në stacionin e pompave në Vermicë dhe pa furnizim të ujit do të mbesin këto fshatra:
- Zhur
- Vermicë
- Dobrusht
- Shkozë
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes në këtë zone, njofton KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.