Edon Zhegrova po e vazhdon shkëlqimin në futbollin evropian.
Ylli kosovar ishte protagonist i ekipit të tij, Lille edhe në fundjavën që shkoi, ndonëse pësoi humbje nga Paris Saint-Germaini me rezultat 1:3.
25 vjeçari ishte i pandalshëm për kundërshtarët, ndërsa e shënoi edhe një gol të bukur për ta ngushtuar përkohësisht rezultatin, shkruan “Gazeta Express”.
E kjo paraqitje e “Messit të Kosovës” është vlerësuar tej mase nga të gjithë, ndërsa “Livescore” e ka vlerësuar përfaqësuesin kosovar me notën 9.1, duke e futur përkrah Erling Haalandit dhe yjeve të tjera në ekipin ideal të top-ligave evropiane.
Zhegrova e gjeti golin e parë sezonal në Ligue 1, ndërsa i ka realizuar edhe 3 gola në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.