Është zhdukur në rredhana të paqarta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zylfi Tejeci.
Lajmin është bërë e ditur nga të afërmit e Tejecit, ku njoftuar se me datë 23.01.2025 rreth orës 18:55, ai ishte në një lokal në Planejë, pasi u ngrit për t’u kthyer në shtëpi, nuk ka pasur më asnjë lajm për fatin e tij.
Familja dhe miqtë janë të shqetësuar dhe po kërkojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.
Nëse dikush ka parë ose di diçka që mund të ndihmojë, kontaktoni menjëherë Policinë e Kosovës
Njoftimi i plotë:
Me një ndjenjë të thellë shqetësimi, dëshiroj të ndaj me ju një lajm që na ka prekur të gjithëve. Më datë 23.01.2025, veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, është zhdukur në rrethana ende të paqarta. Rreth orës 18:55, ai ishte në një lokal në Planejë, pasi u ngrit për t’u kthyer në shtëpi, nuk ka pasur më asnjë lajm për fatin e tij.
Familja dhe miqtë janë të shqetësuar dhe po kërkojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij. Ju lutem, nëse dikush ka parë ose di diçka që mund të ndihmojë, kontaktoni menjëherë autoritetet.
Le të qëndrojmë bashkë në këto momente të vështira dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kthyer Zylfin të sigurt pranë familjes së tij.
Te lutemi të gjithë që laja Zylfi të kthehet në familje shëndosh e mire./Indeksonline/