Zhduket vajza 15-vjeçare në Prizren – nëna raporton në orët e natës, policia nis kërkimet

0
176

Një rast i ri i zhdukjes së një të miture është raportuar në Prizren, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë me dije për Gazetën Sinjali se rasti është raportuar më 1 nëntor 2025, rreth orës 02:00 të mëngjesit, në Stacionin Policor të Prizrenit.

Sipas burimeve, nëna e vajzës, S. K, ka deklaruar se vajza e saj është larguar nga shtëpia në rrugën “At Mejdan” më 31 tetor 2025, rreth orës 20:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Sipas deklarimit të saj, e mitura kishte dalë në shoqëri me disa vajza, të cilat më pas kanë njoftuar se nuk e dinë ku është ajo tani.

E mitura përshkruhet si rreth 1.65 m e gjatë, peshon afërsisht 45 kg, me flokë të zeza dhe sy të zinj. Familja nuk ka njohuri për rrobat që ajo kishte të veshura në momentin e largimit.

Policia e Kosovës ka aktivizuar njësitë hetimore dhe patrullat në terren, ndërsa me urdhër të Prokurorit Kujdestar po zhvillohen kërkime intensive për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të zhdukjes.

Hetimet janë në zhvillim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here