Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren – Familjarët e kërkojnë që nga mëngjesi

0
111
Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se një vajzë e mitur është raportuar si person i zhdukur sot në mëngjes në qytetin e Prizrenit.

Sipas burimeve të Sinjalit, më 17 korrik 2025, rreth orës 05:00, është raportuar zhdukja e L.H., rreth 15-vjeçare nga rruga “Kurtish Hasani” në Prizren. Rastin e ka paraqitur në Polici babai i saj, E.H, rreth 35-vjeçar, i cili ka deklaruar se vajza është larguar nga banesa familjare dhe nuk është kthyer më, ndërkohë që familjarët janë duke e kërkuar në mënyrë aktive.

Sipas ankuesit, vajza është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet se me kënd ndodhet.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë hetimore rajonale, të cilat kanë udhëzuar inicimin e procedurës për rastin “Person i zhdukur”.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për gjetjen dhe kthimin e të miturës në familje.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja rreth këtij rasti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here