Zhduket një vajzë e mitur në Prizren

0
436

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur, kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 6 gusht rreth orës 12:00 në Prizren.

Nga Policia kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR / Prizren, 06.08.2022 – 12:00. Ankuesja femër  kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur, kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here