Një grua kosovare ka raportuar në polici se vëllai i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij, raporton 04 Online.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Rr. Selajdin Berisha, Prizren 18.08.2025 – 17:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online