Një person është raportuar i zhdukur në Prizren, raporton 04 Online.
Sipas policisë, më 8 korrik 2025, një qytetar mashkull kosovar ka raportuar se një tjetër mashkull kosovar është larguar nga shtëpia me veturën e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Rasti është hapur dhe po hetohet nga autoritetet kompetente.
“Prizren 03.07.2025 – 07:50. Me 08.07.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, me veturën e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga data e lartcekur ende nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online