Një rast i zhdukjes së një gruaje është raportuar në Suharekë, ku viktima, një femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, shkruan 04 Online.
Familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet për të zbuluar gjurmët e saj dhe për të ndihmuar në gjetjen e saj sa më shpejt.
“Suharekë 08.02.2025-09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online