Në polici është raportuar për zhdukjen e një gruaje në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”.
“Rasti është inicuar dhe po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet tutje në raportin e policisë.