Një grua është raportuar e zhdukur në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Sipas ankuesit, i biri i saj, nëna është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, shkruan 04 Online.
Ai ka deklaruar se gruaja vuan nga çrregullime mendore. Policia është njoftuar dhe po heton rastin.
“Fsh. Gjonaj, Prizren 30.04.2025-11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas ankuesit dyshohet se viktima ka çrregullime mendore.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online