Një rast i zhdukjes është raportuar në Policinë e Kosovës nga një qytetar në Prizren, raporton 04 Online.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se mbesa e tij ka dalë nga shtëpia dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Autoritetet kanë njoftuar se rasti është hapur dhe ndodhet nën hetime.
“Rr. Brigada 123, Prizren 20.07.2025 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se mbesa e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online