Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se një femër në Suharekë është zhdukur.
Një femër ka raportuar në Stacionin Policor në Suharekë se kunata (gruaja e vëllaut) të saj i cili aktualisht gjendet në punë të përkohshme në Gjermani, është larguar nga shtëpia.
Rastin për SuharekaOnline e kanë konfirmuar edhe nga Stacioni Policor në Suharekë ku kanë thënë se 22 vjeçarja ka dal nga shtëpia dhe se deri më tani nuk dihet ende vendndodhja e saj dhe se e njejta nuk është kthyer në shtëpi.
Rasti është raportuar me datë 17.12.2022 rreth orës 13:00.
Ankuesja (kunata) e cila e ka raportuar rastin në polici ka deklaruar se 22 vjeçaren e ka kërkuar edhe tek familjarët dhe të afërmit e saj po nuk kishte arritur ta gjej dhe se askush nuk din asgjë për vendndodhjen e saj.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar.