Një i mitur është raportuar i zhdukur nga nëna e tij në Prizren. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor në rrugën “Xhavit Bajraktari” të këtij qyteti.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Policia është duke e hetuar rastin në fjalë.














































