Zhduket 16-vjeçarja në Suharekë – u pa për herë të fundit duke dalë nga shkolla

0
79
Foto: Ilustrim

Një rast shqetësues është raportuar në Suharekë, ku një vajzë e mitur është zhdukur pa gjurmë. Më 01 tetor 2025, rreth orës 07:30, ajo është parë për herë të fundit duke dalë nga shkolla “Skënder Luarasi”, ku vijon mësimet.

Rasti është denoncuar një ditë më pas, më 02 tetor rreth orës 10:30, nga nëna e saj, e cila njoftoi policinë se vajza 16-vjeçare është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas përshkrimit të dhënë, e mitura është e gjatë rreth 160 cm, ka sy kafe dhe flokë ngjyrë kafe. Në momentin e zhdukjes, ajo kishte veshur grellonkë të zezë dhe uniformën shkollore – një duks ngjyrë hiri.

Në shtëpi, familjarët kanë gjetur një mesazh të shkruar në fletore nga vetë vajza, i cili tani po analizohet nga hetuesit.

Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe janë përfshirë njësitë e hetimeve të Stacionit Policor Suharekë dhe ato rajonale në Prizren. Hetimet për gjetjen e të miturës janë në vazhdim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here