Zgjim Gashi, kryetar i fshatit Leshan dhe figurë e respektuar në komunitet, është kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës, shkruan 04 Online.
Ai njihet për përkushtimin në aktivitete kulturore, sportive e sociale dhe synon të sjellë projekte që fuqizojnë sportin, zhvillimin e fshatrave dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Për Gashin, shërbimi ndaj qytetarëve është mision që buron nga dashuria për vendlindjen, ka thënë Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës.
Njoftimi i plotë i Bali Muharremaj
Zgjim Gashi është i njohur për punë dhe përkushtim.
Si kryetar i fshatit Leshan dhe si një figurë e respektuar në komunitet.
Zgjimi prej vitesh është i angazhuar në organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe sociale, duke u bërë shembull i punës vullnetare dhe bashkëpunimit mes njerëzve.
Me energji rinore dhe vizion të qartë, ai synon që përmes Asamblesë Komunale të sjellë projekte që fuqizojnë sportin, zhvillimin e fshatrave dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Për Zgjimin, shërbimi ndaj qytetarëve nuk është vetëm detyrë, por mision që buron nga dashuria për vendlindjen dhe njerëzit e saj.