Nëndega e LDK-së në fshatin Korishë të Prizrenit sot ka zgjedhur organet e reja udhëheqëse.
Sadik Memaj, është zgjedhur kryetar i nëndegës së bashku me kryesinë e re, teksa janë zgjedhur edhe katër delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin e Degës, shkruan 04 Online.
“Sot, Kuvendi i Nëndegës së “Korishës” zgjodhi organet e saj udhëheqëse. Prezenca e veprimtarëve dhe të rinjëve i dha madhështinë këtij procesi zgjedhor.
Kuvendi zgjodhi kryetar të Nëndegës, Dr. Sadik Memaj, kryesinë dhe katër delegatët të nëndegës të cilët do të marrin pjesë në Kuvendin e Degës”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online