Nëndega e LDK-së “Ganimete Tërbeshi” ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor, me ç’rast është zgjedhur kryetari i ri dhe kryesia.
Qëndrim Muqaj është zgjedhur kryetar i ri i kësaj nëndege, teksa është zgjedhur kryesia e re dhe dy delegatët për Kuvendin e Degës, shkruan 04 Online.
“Kuvendi i Nëndegës së LDK-së “Ganimete Tërbeshi” në Prizren zgjodhi për kryetar Qëndrim Muqajn, kryesinë dhe dy delegatët për Kuvendin e degës së LDK-së në Prizren.
Me Qëndrimin dhe kryesinë e Nëndegës do të vazhdojmë angazhimin për fitoren e Lidhjes Demokratike në Prizren. Fryma e fitores është në secilën nëndegë, andaj LDK është alternativa e vetme për Prizrenin”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online