Qemal Krasniqi ma marrë besimin e delegatëve të pranishëm për ta udhëhequr për një mandat katër vjeçar nëndegën në fshatin Medvec.
Në këtë kuvend është zgjedhur kryesia e re dhe tre delegatët për Kuvendin e Degës, shkruan 04 Online.
“Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në fshatin Medvec zgjodhi për kryetar, z. Qemal Krasniqi, kryesinë dhe tre delegatët për Kuvendin e degës së LDK-së në Prizren.
Me Qemalin dhe kryesinë e Nëndegës do të vazhdojmë angazhimin për fitoren e Lidhjes Demokratike në Prizren”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online