Muhamed Jakupi është zgjedhur kryetar i ri i nëndegës “7 Shtatori”.
Pos Jakupit është zgjedhur edhe kryesia e re e kësaj nëndege dhe katër delegatët për Kuvendin e Degës, shkruan 04 Online.
“Kuvendi i Nëndegës së LDK-së “7 Shtatori” zgjodhi për kryetar, Ing. Muhamed Jakupi, kryesinë dhe katër delegatët për Kuvendin e degës së LDK-së në Prizren.
Me Muhamedin dhe kryesinë e Nëndegës do të vazhdojmë angazhimin për fitoren e Lidhjes Demokratike në Prizren”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online