Nëndega e LDK-së në fshatin Velezhë ka zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re udhëheqëse.
Kristë Përgjoka është zgjedhur kryetar i kësaj nëndege, teksa janë zgjedhur edhe dy delegatët për Kuvendin e Degës, shkruan 04 Online.
“Sot, Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Velezhë zgjodhi për kryetar, z. Kristë Përgjoka, kryesinë dhe dy delegatët për Kuvendin e Degës së LDK-së në Prizren.
Bashkë me Kristin dhe kryesinë e re të Nëndegës do të angazhohemi fuqishëm për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.
Falenderojmë kryetarin e deritanishëm, z. Anton Tushi i cili dha kontribut të veçantë në të gjitha proceset e gjerëtanishme”, thuhet në njoftimin e LDK-së./04 Online