Nëndega e LDK-së “Vëllezërit Stavileci” në Prizren sot ka mbajtur kuvendin zgjedhor.
Gazmend Tarashaj, është zgjedhur kryetar i ri i kësaj nëndege, teksa është zgjedhur kryesia dhe tre delegatët për Kuvendin e Degës, shkruan 04 Online.
“Sot, Kuvendi i Nëndegës së LDK-së “Vëllezërit Stavileci” zgjodhi për kryetar, z. Gazmend Tarashaj, kryesinë dhe tre delegatët për Kuvendin e Degës së LDK-së në Prizren.
Bashkë me Gazin dhe kryesinë e re të Nëndegës do të angazhohemi fuqishëm për fitoren e Lidhjes Demokratike te Kosovës në Prizren”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online