Nëndega e LDK-së “24 maji” ka zgjedhur sot organet e reja udhëheqëse.
Besar Krasniqi, është kryetari i ri i kësaj nëndege, teksa është zgjedhur edhe kryesia e re dhe delegatët e kësaj nëndege që do të marrin pjesë në Kuvendin e Degës, shkruan 04 Online.
“Sot, kuvendi i nëndegës së “24 maji” zgjodhi organet e saj udhëheqëse. Prezenca e veprimtarëve dhe të rinjëve i dha madhështinë këtij procesi zgjedhor.
Kuvendi zgjodhi kryetar të Nëndegës, Dr. Besar Krasniqi, kryesinë dhe katër delegatët e nëndegës të cilët do të marrin pjesë në Kuvendin e Degës”, ka njoftuar në mes tjerash LDK-ja në Prizren./04 Online