Nëndega e LDK-së “11 Marsi” ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor.
Behar Rakaj është zgjedhur kryetar i ri i kësaj nëndege, derisa është zgjedhur edhe kryesia e re dhe tre delegatët për Kuvendin e Degës, shkruan 04 Online.
“Kuvendi i Nëndegës së LDK-së “11 Marsi” në Prizren zgjodhi për kryetar Behar Rakajn, kryesinë dhe tre delegatët për Kuvendin e degës së LDK-së në Prizren.
Me Beharin dhe kryesinë e Nëndegës do të vazhdojmë angazhimin për fitoren e Lidhjes Demokratike në Prizren. Fryma e fitores është në secilën nëndegë, andaj LDK është alternativa e vetme për Prizrenin”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online