Biodiversiteti është bazë e jetës së gjallë në tokë, sikurse diversiteti i mendimit, i shprehur lirshëm, që është garantues i zhvillimit demokratik të organizimit shoqëror e politik të një vendi me orientim properendimor!
Ka zgjedhje në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në qoftë se nuk bëhen zgjedhjet konkuruese, atëherë do shënohet regres në zhvillimin politik të LDK-së, Kryetari i LDK-së duhet të zgjedhet me votim të fshehtë, me më shumë kandidatë. E njëjta gjë do duhej të vlej edhe për zgjedhjen e kryetatit të Degës së LDK-së.
Paraqitja e më shumë kandidatëve për kreun e LDK-së, dhe kreun e Degës, do të dinamizoj procesin zgjedhor, do gumëzhojnë kuvendet e nëndegëve, e të degëve. E kundërta do e mbys entuziazmin, e akivizmën e organizimit partiak, do mungojnë aktivistët, s’do ketë kourum( si e përcakton rregullorja), kuvendet e nëndegëve do kalohen ashtu, sa për të kryer radhën, do mashtrojmë opinionin publik dhe vetveten, deri në ciklin zgjedhor kur do matemi me partitë tjera!
Shkruan: Nderim GASHI
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online