Zgjedhjet në dhjetor ia sigurojnë sektorit publik pagat për dy muajt e parë të vitit 2026

0
180

Mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor e ka shpëtuar sektorin publik nga mungesa e pagave në muajin janar dhe shkurt, pasi që Ligji për menaxhimin e financave publike, mundëson zgjatjen buxhetore edhe për dy muajt e parë të vitit pasues, nëse zgjedhjet mbahen në 4 muajt e fundit të vitit fiskal. 

Kjo është e përcaktuar në nenin 24 të Ligjit “Ndarjet buxhetore në mungesë të një Ligji për Ndarjet Buxhetore”.

“ … nëse një Ligj për Ndarjet Buxhetore për një vit të caktuar fiskal nuk miratohet nga Kuvendi dhe nuk shpallet në mënyrë të rregullt nga personi i autorizuar për këtë shpallje para fillimit të vitit përkatës fiskal, ligji mbi ndarjet buxhetore i cili ka qenë në fuqi vitin e mëparshëm do të trajtohet sikurse: a) nëse zgjedhjet e përgjithshme për deputetët e kuvendit janë mbajtur më pak se katër (4) muaj para fillimit të vitit përkatës fiskal: (i) thuajse është zgjatur për të mbuluar dy (2) muajt e parë të vitit të tillë fiskal; dhe (ii) thuajse siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është i barabartë me gjashtëmbëdhjetë dhe dy të tretat e përqindjes (16.67 %) të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore”, thuhet në paragrafin e parë të këtij neni.

Zgjatja e buxhetit nuk i përfshinë edhe punëtorët e RTK-së, pasi për televizionin publik, nuk u miratua raporti vjetor në Kuvendin e Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen më 28 dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here