Zgjedhja e gabuar e këpucëve dëmton gjithë trupin – rreziqet që nuk i mendoni

0
48

Edhe pse shpesh i konsiderojmë të rehatshme, këpucët që përdorim përditë mund të jenë burim i dhimbjeve në shpinë, ije, gjunjë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ekspertët paralajmërojnë se shumë lloje këpucësh të zakonshme – nga sandalet, tek atletet apo taket – mund të prishin ekuilibrin natyral të trupit dhe të shkaktojnë probleme afatgjata.

“Këpucët e papërshtatshme, ose ato që nuk ofrojnë mbështetje të mjaftueshme, ndikojnë në gjithë trupin, qoftë përmes lodhjes, qoftë duke krijuar disbalancë në ekuilibrin anatomik”, shpjegon podiatri Miguel Cunha për National Geographic.

Fizioterapistët sqarojnë se këpucët që nuk lejojnë lëvizjen natyrale të shputës – si në rastin e këpucëve shumë të ngushta, të sheshta, apo me platformë të lartë – mund të shkaktojnë tension në muskuj dhe nyje, duke sjellë dhimbje të përhapura në pjesë të ndryshme të trupit.

Dëmtimet nuk ndodhin menjëherë, por zhvillohen me kalimin e kohës përmes ndryshimeve të vogla në qëndrim dhe mënyrën e ecjes.

Sipas Cunha-s, një nga mënyrat për të kuptuar nëse problemi vjen nga këpucët është të shihen shenjat e konsumimit në to dhe ndryshimet në mënyrën e ecjes. Në raste të tilla, këshillohen sholla ortopedike të personalizuara dhe këpucë të dizajnuara për të mbështetur harkun dhe strukturën e shputës.

Ai sugjeron që këpucët të blihen në fund të ditës, kur shputat janë në gjendjen më të fryrë, dhe të provohen në dyqan nën mbikëqyrjen e një personeli të specializuar që mat shputën me mjetin Brannock.

Ndër markat e rekomanduara për këpucë të shëndetshme përmenden: Hoka, Brooks, Saucony, New Balance dhe ASICS, ku “funksioni vjen mbi modën”.

Në fund, theksojnë ekspertët, këpuca e duhur nuk duhet të jetë thjesht e bukur apo komode për syrin, por duhet të mbështesë mënyrën natyrale të lëvizjes dhe të mos shkaktojë dhimbje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here