Zëvendësministri Berisha flet për sfidat e shëndetësisë kosovare

0
289

Sot, më 7 prill, është Dita Botërore e Shëndetit, që shënohet në të gjithë botën, që nga viti 1950. Shënimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijësimi për një prioritet shëndetësor me moton: “Shëndeti ynë, planeti ynë.”

Lidhur me këtë ngjarje në “Mirëmëngjesi Kosovë” është ftuar Dr. Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë, për të folur për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia kosovare dhe jo vetëm.

“Dita Botërore e Shëndetit do të shënohet nga një agjensi që është në varësi të Ministrisë sonë, pra Instituti i Shëndetit Publik, ku ,në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe asaj të Shëndetësisë, do të njoftojnë për angazhimet  dhe aktivitetin përgjatë viteve për kujdesin e shëndetit të njeriut, përfshirë këtu edhe mjedisin ku jetojmë, etj.” , u shpreh zëvendësministri  Shëndetësisë, Arsim Berisha.

Ai më tej shtoi se e drejta themelore e njeriut është të jetuarit e shëndetshëm, prandaj ne duhet ta ruajmë mjedisin ku jetojmë.

“Ministria e Shëndetësisë ka punuar një plan të veprimit, të hartuar më 2021, ku janë të përfshira të gjithë mekanizmat, qoftë lokalë, qoftë orgnizata joqeveritare,   në promovimin e kujdesit shëndetësor”, deklaroi  dr. Berisha për RTK-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here