Zejtarja nga Prizreni zgjidhet më e mira në Gjermani

0
903

Besnike Alija, sipërmarrëse në kompaninë “Besila” për shitje të luleve, deklaroi se ka fituar një garë në Gjermani, si zejtarja më e mirë për ndërmarrjet e vogla.

Ajo deklaroi të hënën në SOT të KTV-së se biznesi i saj është vlerësuar si më i suksesshme për punën gjatë pandemisë.

“Pasi biznesi im është familjar, jam vlerësuar me 100 pikë në garë. Gjatë kohës sa kemi bërë biznes, është dashur që ta mbajë fëmijën tim në objekt të punës. Gjatë sfidave të pandemisë, kemi qëndruar në një vend. Kam qenë e motivuar për të vazhduar edhe nga vajza 7-vjeçare”, deklaroi Alija.

Sipas saj, pandemia i kishte shkaktuar frikë se do ta humbasë biznesin, por ajo u shpreh se falimentimin “as nuk ka dashur ta mendojë”.

Alija theksoi se ka studiuar edhe për lulet dhe puna me to e bën të lumtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here