“ZË & VIZION” shpërthen në Prizren: Të rinjtë marrin fjalën me një podcast që sfidon të ardhmen!

0
89

Një projekt i ri dhe mjaft premtues ka marrë jetë nga Këshilli i Nxënësve në Prizren – podcasti “ZË & VIZION”, një platformë që synon të sjellë zërin dhe idetë e të rinjve më afër komunitetit.

Në qendër të kësaj nisme është Jon Gërmizaj,

Kryetar i Këshillit të Nxënësve në Prizren, një i ri që gjithmonë dëshmon përkushtim dhe punë të palodhur, një aktivist i angazhuar dhe shembull pozitiv për bashkëmoshatarët e tij. Në rolin e themeluesit dhe moderatorit, ai ka udhëhequr këtë projekt me vizion dhe energji, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e tjerë të këshillit.

Podcasti ka nisur me episodin e parë, ku të ftuar ishin kryetarja e gjimnazit “Gjon Buzuku”, Elisa Qollaku, dhe kryetari i shkollës së kompetencës, Drenis Koci. Në këtë episod u trajtua një temë mjaft e rëndësishme dhe prekëse: “A duhet të largohemi nga vendi ynë apo ta ndërtojmë atë?”.

“ZË & VIZION” do të vazhdojë edhe në episodet në vijim me tema të ndryshme dhe mjaft të veçanta, me qëllim ngritjen e vetëdijesimit të të rinjve dhe ndikimin pozitiv në komunitet në përgjithësi.

Ky podcast përfaqëson një shembull të bukur të bashkëpunimit, kreativitetit dhe iniciativës së të rinjve, të cilët po tregojnë se me ide dhe angazhim mund të krijohen hapësira të reja për diskutim dhe ndikim.

Një hap i rëndësishëm për fuqizimin e zërit të të rinjve – “ZË & VIZION” sapo ka filluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here