Zbulohet shtatorja e nënës Zahide Jashari në sheshin e Skenderajt

0
33

Në shënimin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot është zbuluar shtatorja e Zahide Jasharit, nënës së heronjve Adem dhe Hamëz Jashari . 

Shtatorja, e realizuar nga skulptori i njohur Sabri Behramaj, paraqet nënën Zahide duke përkundur një fëmijë në djep – simbolikë që ngërthen në vete mesazhe të thella për jetën, dashurinë dhe lirinë.

Vetë autori i veprës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë emocionet dhe domethënien që mbart kjo skulpturë.

“Zahide Jashari, nëna e një familjeje që u bë themel i lirisë së Kosovës. Figura e saj, duke përkundur një fëmijë në djep, na kujton se liria fillon aty ku lind jeta, në gjirin e nënës. Dhe se fuqia e një populli qëndron tek nënat e tij – që rrisin me dashuri, me qëndresë dhe me dinjitet”, ka shkruar Behramaj.

Tutje, ai theksoi se nënë Zahide është një monument i gjallë i sakrificës dhe burrërisë së heshtur, një figurë që do të qëndrojë përjetësisht në vendlindjen e saj në zemër të Drenicës, duke përkundur djepin e lirisë. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsmadrii%2Fposts%2Fpfbid0GbQSGPiVhDw312jDkZwU8eshBP8m6tY6jY1pH1oe2CgqoRAAjTo8oNUSG6Ptgcvil&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here