Spektakli më i ndjekur në vend ka hyrë në fazën e tij më të zjarrtë! Pas shumë javësh dinamikë, emocione dhe lojë të fortë, publiku ka vendosur: katër banorët që kanë siguruar biletën për finalen e madhe janë Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli, shkruan 04 Online.
Tashmë gara është më e ngushtë se kurrë dhe vetëm njëri prej tyre do të ngjitet në majë si fituesi i këtij edicioni, duke marrë në shtëpi çmimin prej 100 mijë euro. Por… nuk mungojnë edhe surprizat!
Në rast se Egli shpallet fituese, ajo nuk do ta marrë të gjithë shumën – për shkak të rifutjes së saj të vonë në lojë, ajo do të përfitojë vetëm 50 mijë euro. Ky vendim ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjete sociale, por rregullat janë të qarta.
Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill, dhe pritet të jetë një natë plot emocione, befasi dhe momente që do të shkruhen në historinë e spektaklit.
Kush do ta rrëmbejë zemrën e publikut dhe do të largohet me trofeun? Rozana e fortë dhe strategjike, Laerti karizmatik, Gjesti lojtari i heshtur apo Egli, vajza që riktheu gjithçka përmbys?
Na mbetet të presim… Finalja është shumë afër!/04 Online