Zbulohet arsyeja shokuese që çoi në shkarkimin e Enzo Marescas nga Chelsea

0
89

Në muajt para largimit të tij, raportohet se Enzo Maresca ka treguar mungesë respekti ndaj Chelseat, duke zhvilluar biseda me përfaqësues nga dy klube të tjera.

Chelsea ka ndërprerë bashkëpunimin me Marescan, i cili u largua nga detyra më 1 janar pas një periudhe të dobët forme, si dhe pas një raporti të përkeqësuar të marrëdhënies së tij me hierarkinë e klubit.

Pak pas lajmit zyrtar, u zbuluan më shumë detaje rreth largimit të Maresca-s, duke përfshirë edhe bisedat për mundësinë e pasimit të Pep Guardiolas te klubi i tij i mëparshëm, Manchester City, që ishte një nga zbulimet kryesore.

Maresca, i cili kishte punuar me ekipin U21 të City gjatë sezonit 2020/21 përpara se të shijonte një periudhë si ndihmës i Guardiolas, ka zhvilluar disa biseda me përfaqësues të City për pozicionin e trajnerit.

Në fakt, Maresca i kishte bërë të ditur Chelseas në fund të tetorit dhe përsëri në mes të dhjetorit se po diskutonte me njerëz të lidhur me City “për kandidaturën e tij për pozicionin e trajnerit nëse dhe kur lind hapë sira”, sipas The Athletic.

Ndërkohë, sipas kontratës, Maresca ishte i detyruar të informonte Chelsean për çdo bisedë që zhvillonte me klube të tjera, që në këtë rast ishin Manchester City dhe gjiganti i Serie A, Juventus.

Megjithatë, pavarësisht se e informoi klubin, Maresca thuhet se nuk e ka respektuar Chelsean duke zhvilluar këto biseda, sipas Sky Sports.

Raporti gjithashtu pretendon se Maresca kishte “mungesë të forcës mendore dhe pjekurisë emocionale” dhe se shpesh ka vepruar në kundërshtim me këshillat e stafit mjekësor të Chelseat./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here