Sezoni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” (BBVK4) mund të ketë zbuluar aksidentalisht datën e nisjes, pas një vizite që stafi i formatit bëri në ambientet e produksionit italian “Grande Fratello” në Romë.
Një video e shkurtër e publikuar nga Olsa Muhameti ka ndezur rrjetet menjëherë. Në fragment, një pjesëtar i stafit italian dëgjohet duke pyetur Alaudin Hamitin për datën e nisjes së BBVK-së, ndërsa përgjigjja e tij ishte e menjëhershme: “3 ose 7 Nëntor”.
Fansat e kanë marrë këtë si një “zbulim aksidental” të datës së edicionit të ri.
Megjithëse produksioni ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, datat e përmendura tashmë po diskutohen si më të mundshmet për premierën e sezonit të katërt. /GazetaExpress/














































