Gjatë mbrëmjes së sontme, Shtëpia e Futbollit Botëror ka mbajtur ceremoninë e “FIFA The Best”.
Gjatë kësaj ceremonie u ndanë disa çmime të rëndësishme, por më kryesori patjetër që ishte ai i Futbollistit Më të Mirë të Vitit.
Ky çmim shkoi për fituesin e Topit të Artë, Ousmane Dembele, i cili edhe nga FIFA u shpallë si më i miri i botës.
Për këtë çmim ka votuar edhe selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda.
Ai i ka dhënë pesë pikë për Dembelen, teksa tri sosh ia ka dhënë Lamine Yamalit. Harry Kanen e ka vlerësuar me një pikë.
Votat e Franco Fodës për “FIFA The Best”:
Ousmane Dembele – 5 pikë,
Lamine Yamal – 3 pikë,
Harry Kane – 1 pikë./Express














































