Kanë hyrë babë e bijë, ish të dashur, por një nuse dhe një vjehërr kurrë deri tani në formatin “Big Brother”.
Kjo risi do të ndodhë këtë sezon në BBVA, pasi burime për “Iconstyle” bëjnë me dije se nëna dhe partnerja e gazetarit Klinton Zeqiraj, Ekaterina Dubenik dhe Shegushe Zeqiraj do të jenë pjesë e shtëpisë.
Jo vetëm kaq, raportohet se edhe Meri Shehu dhe Zamira Kita i kanë thënë “po” ftesës dhe do të jenë banore të ardhshme.
Ndërkohë, personazhet e tjerë që do të marrin pjesë në ‘BBV3’ janë edhe: Bleona Qerreti, Fation Kuqari, Cubi Metkaj, Albi Nako, La Fazani, Bardhi, Graciano Tagani, Ksenja Shoshaj etj.