Një rast i pazakontë i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar mbrëmjen e 22.11.2025 rreth orës 21:00 në Pikën Kufitare të Kontrollit Vërmicë, ku një shtetas është ndaluar pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur sasi e drogës e fshehur në trup.
Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, i dyshuari Redon Selimi është ndaluar për kontroll rutinor nga zyrtarët policorë, ndërsa gjatë verifikimit është konstatuar se në organet gjenitale kishte të fshehur substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë 10.43 gram.
I njëjti është shoqëruar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Përgjithshme, është marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke i zhvilluar DHTN – Njësia në Prizren, ndërsa veprimet procedurale po vazhdojnë./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














































