Qeveria e ka miratuar nismën për lidhjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, në lidhje me zbarkimin e përbashkët të trupave të FSK-së me ushtrinë britanike, raporton Gazeta Express.
“FSK-ja është ftuar nga Mbretëria e Bashkuar që të hyjë në marrëveshje të përbashkët që parasheh zbarkimin e trupave të FSK-së me ato të Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se “kjo nismë ka marrë rekomandimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme”.
“Kjo nismë është shumë domethënëse dhe e rëndësishme”, tha Mehaj.